✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia në volejboll për femra ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos, duke u imponuar me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Takimi u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku shkodranet treguan superioritet gjatë gjithë lojës, duke marrë setet kyçe dhe duke kontrolluar ritmin e sfidës.
Ka qenë ekipi i Dinamos që e ka fituar setin e parë në shifrat 25-23, por Vllaznia reagoi duke i fituarr tre të tjerët 25-23, 25-22 dhe 25-20 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.
Me këtë sukses, Vllaznia hedh një hap të rëndësishëm drejt objektivave në Kupë, ndërsa ekipi shfaq një formë të mirë dhe besim për ndeshjet e radhës.
VLLAZNIA- DINAMO 3-1
(23-25, 25-23, 25-22, 25-20)







