Vllaznia luajti një 90-minutësh të sikletshëm dje ndaj Kastriotit në javën e pestë të kampionatit. Skuadra shkodrane kërkonte fitoren për të lënë pas krizën psikologjike që krijoi humbja me Egnatian.
Në fakt, nëntë pikë në pesë ndeshje nuk janë shumë për një grup që kërkon titullin kampion. Megjithatë, me një rezultat “jo” ndaj Kastriotit dje, qoftë edhe barazim, te Vllaznia situata mund të shkonte në një “amplitudë” të lartë në opinion, duke rrezikuar shumë.
Në këto kushte, rruga e vetme në “Loro Boriçi” ishte fitorja për ekipin e Mirel Josës, qoftë edhe për të rikthyer aspektin psikologjik disi në kahun pozitiv. U arrit ajo fitore, por përmes shumë vështirësish, megjithatë në fund të gjithë iu gëzuan trepikëshit.
Kjo ka bërë që futbollistët dhe stafi teknik për disa ditë të ‘marrin frymë” lirisht. Por ama vetëm për pak ditë sepse puna jo vijojë ngaqë Vllazninë e presin sfida edhe më të vështira në të ardhmen dhe duhet të jetë e përgatitur sa më mirë për to.
Maringlen ZHIVANI