Sukseset e shumta te atletikes shkodrane, shoqeruar vit pas vit me trofe e tituj te pafund, ka marre edhe vemendjen e kryetarit te Bashkise Shkoder, z. Bardh Spahia, i cili i ka rezervuar diten e sotme nje pritje te veçante ne zyren e tij.

Ka qene vete kryebashkiaku qe me ane te nje postimi, ka falenderuar sportistet dhe trajneret per te gjithe keto suksese te arritura duke i quajtur ata krenari e Shkodres dhe e Shqiperise. Ja postimi i z. Spahia:

“Ekipi i Vllaznisë na ka bërë krenar në gjithë këto vite, e këtë e dëshmojnë më së miri arritjet e tij. Prita me kënaqësi trajnerët dhe atletët kuqeblu, jo vetëm për t’i përgëzuar për arritjet e shënuara, por edhe për t’ju garantuar se do të jemi mbështetës të vazhdueshëm të kërkesave të tyre.

Kampion kombëtar për të rinj dhe të rritur në 2022-shin dhe për 14 vite radhazi. Fitues të Kupës së Republikës për këtë vit. Franko Burraj, kampion kombëtar dhe rekordmen 200 & 400 metra. Kampion Small States of Europe dhe gjithashtu përmirësim plot 3 herë i rekordit kombëtar.

Vllaznia është krenari e Shkodrës dhe Shqipërisë!”