✍️ Shkruar nga Tonin Frroku
Armando Broja, futbollisti i lindur dhe rritur në Angli, është një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe pse karriera e tij ka marrë formë në akademitë më prestigjioze të futbollit anglez, rruga e Brojës nuk ka qenë e shtruar me lule. Përkundrazi, ai është përballur me sfida që do te kishin thyer jo pak futbollist te tjere.
Dëmtimet e rënda që kanë goditur 24-vjeçarin në momentet më vendimtare të karrierës së tij, kanë qenë të frikshme. Dëmtime që lojtarë shumë më të njohur, emra të mëdhenj e me karriere të konsoliduara, i kanë detyruar të “varin këpucët në gozhdë” shumë më herët sesa mendonin. Por jo Brojën.
Broja nuk dorëzohet. Dhe kjo e bën të veçantë.
Ai ka treguar se nuk është vetëm një lojtar me talent, shpejtësi dhe instinkt golashënuesi, por mbi të gjitha një karakter i fortë, një djalë që lufton për çdo centimetër, për çdo rikthim, për çdo shans. Ai ka treguar se vullneti i tij është më i madh se çdo pengesë, dhe se dëshira për të arritur majat nuk shuhet nga një dëmtim – apo dy.
Kthimet e tij në fushë, edhe pse të vështira, tregojnë qartë se Broja nuk kërkon thjesht të jetë pjesë e futbollit, por të bëhet “versioni më i mirë i vetes”. Të luftojë, të ngrihet, të provohet. Të jetë shembull për këdo që e ndjek.
Karriera e Armando Brojës nuk ështe thjesht histori fati apo talenti. Është histori qëndrese, force karakteri dhe besimi. Dhe pikërisht për këto arsye, ai mbetet një nga shpresat më të mëdha të futbollit shqiptar – një lojtar që jeton me bindjen se çdo rënie është thjesht një fillim i ri.
E ardhmja e tij është ende për t’u shkruar. Dhe nëse ka një gjë të sigurt, është kjo:
Broja nuk dorëzohet. Kurrë.
Në fushë, ai është më shumë se një futbollist – është një histori e gjallë e triumfit ndaj vështirësive.
Broja, une jam vetem me Ty!







