Shqipëri-Itali do të jetë ndeshja miqësore, e cila do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 20:45. Për të dy Kombëtaret, kjo miqësore shihet si mundësi për të rifilluar rrugën e re dhe për të fituar zemrën e tifozëve të tyre.

Gjithashtu, vlen të përmendet se kjo përballje do të ketë disa rregulla të veçanta, jo atë të zakonshmet që jemi mësuar. Kështu, sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, dy federatat e futbollit kanë arritur një marrëveshje për disa ndryshime.

Këtë herë do të lejohen gjashtë zëvendësime dhe jo pesë siç jemi mësuar. Nje gje e tille do t’u jape mundesi trajnereve Reja e Mancini te provojne me shume alternativa per te aktivizuar ne fushen e lojes.

Gjithashtu, këto zëvendësime do të ndahen në hapësirën kohore të katër pjesëve për t’u bërë dhe jo tre si zakonisht. VAR do të jetë i pranishëm në këtë përballje, por jo teknologjia e “Goal Line”.
Maringlen ZHIVANI