Rikthimi i madh për Vllazninë në javën e 12-të kundër Partizanit do jetë Çarls Bismark. Sulmuesi i cili mungon që nga raundi i katërt i Superiores, ku kuqeblutë ndanin pikët në një barazim 1-1 kundër Teutës në Durrës.
Që nga ai moment kanë kaluar 2 muaj dhe ganezi nuk është parë më në fushën e lojës, kjo si pasojë e një dëmtimi. I cili fillimisht mendohej se do ishte i kalueshëm shumë lehtë, por që nuk rezultoi i tillë dhe shtatlarti nuk ka pasur mundësi të japë kontributin e tij në fushën e lojës. Megjithatë ai tashmë është kthyer dhe mund të marrë minutat e tij të para pas kalimit të lëndimit në ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit.
E për ish-sulmuesin e CSKA Sofia, duket se duelet ndaj të kuqve mund të jenë fatsjellëse. Pasi në të vetmen ndeshje të këtij edicioni ku ai ka zbritur nga minuta e parë në të fundit në fushën e lojës, ka qenë pikërisht dueli i fazës së parë, Vllaznia-Partizani. .
Ku 24- vjeçari ishte protagonist absolut, duke shënuar gol, i cili është i pari dhe i vetmi deri më tani me fanellën kuqeblu. Por, gjithashtu afrikani në atë fitore 4-1 të shkodranëve ndaj kryeqytetasve arriti të fitonte edhe dy penallti. Të cilat u shndërruan të dyja në gol nga ana e Bekim Balajt, në këtë mënyrë Bismark tregoi vlerat e tij. Për të cilat u këmbëngul gjatë gjithë merkatos së verës për ta sjellë në Shkodër e ne gjirin e kuqebluve.
E tashmë nga Partizani te Partizani sërish për sulmuesin, nga i cili pritet shumë në kampin shkodran. Dhe i cili patjetër është një “armë” plus për trajnerin Martini, në një pikë ku tashmë kampionati s’do ketë më pushim deri në fundin e vitit dhe kontributi i çdo futbollisti është më se i rëndësishëm.







