Gerson Stojku nuk është më trajner i Luzi 2008. Aventura e tij mbyllet më herët seç mendohej, madje vjen në mënyrë të befasishme pasi ende s’ka nisur mirë nga puna. Luzi nisi zyrtarisht me përgatitjet për sezonin e ri para dy ditësh dhe tani kanë zhvilluar vetëm dy seanca.

Emri i Gerson Stojkut ishte një befasi nga presidenti Albert Lusha i cili surprizoi opinionin publik me emërimin në stol të një 26-vjeçari pa eksperiencë. Palët kanë ndërperë me konsensus bashkëpunimin për ‘përplasje ideshë’, raporton “Kategoria e Parë”.

Mbetet të shihet se kush do të marrë vendin e tij në stolin e Luzit dhe se ku do të jetë e ardhmja e Stojkut. Ne fakt edhe vendimi i drejtuesve te Luzit per t’ia besuar drejtimin e skuadres se tyre nje trajneri te tille pa eksperience u duk i nxituar.

Si rrjedhoje erdhi edhe “reflektimi” i tyre dhe per kete arsye Stojku “i vogel” nuk eshte me trajner i kesaj skuadre. Me siguri qe ne vend te tij do te emerohet nje me me shume pervoje.