Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDy klube angleze mbajnë nën vëzhgim Rocco Vatën, kartoni kushton 20 milionë...

Dy klube angleze mbajnë nën vëzhgim Rocco Vatën, kartoni kushton 20 milionë paundë

Rocco Vata është në vëzhgim nga Fulham dhe Cristal Palace. Dy klubet e Premier Ligë kanë shprehur interesim për Vatën, që sipas “Daily Mail” do të duhen 20 milionë paundë për t’i blerë kartonin.

Talenti me origjinë shqiptare që vendosi të përfaqësojë Irlandën ka kontratë edhe për 3 vite me Watford.

Ky klub militon në Championship ku Vata mungon prej disa ndeshjesh për shkak dëmtimi.

Interesant është fakti se sulmuesi anësor është në kohë për të ndryshuar përfaqësuese.

Në rast se ekziston dëshira mes palëve, 20-vjeçari mund të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments