✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia “B” vijon serinë pozitive në kampionat, teksa ka triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj T-Kamzës. Kjo e fundit konsiderohej një rivale sepse deri më sot mbante vendin e dytë në renditje.

Shkodranët po tregojnë rritje të dukshme dhe tashmë ngjiten në vend të dytë me 13 pikë, duke pasur edhe një ndeshje më pak se Dinamo B, që kryeson me 14 pikë.

Në këtë sfidë shkëlqyen sërish golashënuesit kryesorë të ekipit: Halili realizoi golin e tij të shtatë sezonal, ndërsa Correa Lopez shënoi golin e katërt për këtë edicion.

Fitoren e vulosën edhe Bilal dhe Naza me nga një gol secili. Një fitore e rëndësishme që rrit moralin e skuadrës dhe e mban Vllaznia B në garë të fortë për kreun e renditjes.