✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Ndikur edhe nga dëmtimet apo edhe pezullimet e futbollistëve, në ndeshjen e fundit ndaj Vorës, Vllaznia u paraqit me 5 mbrojtës në fushën e lojës. Ku në treshen e prapavijës ishin të vendosur emra si Gjini, Bajrami dhe Çelikoviç, me këtë të fundit që bëri edhe debutimin zyrtar me kuqeblutë.

E teksa nga krahët e mesfushës mbështesnin edhe Gurishta djathtas dhe Kuros në të majtë. Me të dy futbollistët që shquhen për lojën në mbrojtje dhe jo atë në ofensivë.

Teksa në mesfushë po ashtu ishin rreshtuar 3 futbollistë kryesisht me tipare mbrojtëse, me lojtarë si Krymi, Sala apo Qato. Me skuadrën që kishte plot 8 futbollistë me tipare mbrojtëse në fushën e lojës përballë Vorës, ku për pjesën sulmuese duhej të mendonin vetëm Murataj e Balaj.

Që u pa qartazi që ishin të pafuqishëm për të bërë diçka të vetëm dhe kësisoj, kuqeblutë krijuan shumë pak mundësi për më shumë se 60 minuta në fushën e lojës. Derisa në fushë nga ana e trajnerit Martini u hodh Tafili.

Me mesfushorin e ri, i cili ishte përgatitur t’a niste ndeshjen nga minuta e parë kundër Vorës, por një ndryshim planesh i Martinit në momentet e fundit bëri që 20-vjeçari t’a niste nga stoli duelin. Por, me hyrjen e tij në fushë, Vllaznia u duk sikur pati një ritëm tjetër, duke qenë se në mesfushë u aktivizua një fantazist i mirëfilltë dhe që mund të nxjerrë përpara skuadrën.

Cilësi të cilat Tafili i ka shfaqur disi gjatë minutave me pikatore që është aktivizuar këtë sezon. Ku në fushën e lojës ai ka zbritur vetëm 164 minuta në Superiore, ku tashmë jemi në javën e 14-të të sezonit.

Shumë pak për një futbollist tek i cili e mendua se do besohej më shumë në startin e sezonit dhe nga të vetmit lojtarë që këtë edicion nuk ka nisur asnjë ndeshje nga minuta e parë. E në një moment ku skuadra vuan nga dëmtimet dhe pezullimet e futbollistëve kryesorë, shansi mund të jetë për Tafilin.

Qoftë edhe për t’u fituar si një futbollist i së ardhmes, i cili mund të kontribojë tek Vllaznia. Megjithatë kampionati është ende i gjatë dhe mundësia patjetër do vijë herët apo vonë për ish-futbollistin e Partizanit, të cilit duket se i “hanë” këmbët për një fanellë titullari në rradhët e kuqebluve.