Deri para pak kohësh, duke i parë në TV dhe janë emocionuar. Por ndërkohë tashmë gjërat kanë ndryshuar për boksierët shqiptarë. Aq sa, idhujt e tyre po bëhen edhe partnerë në stërvitje dhe po bëjnë sparing me to. Rasti më i fundit është ai i boksierit shkodran Nelson Hysa.

Ai ndodhet prej disa ditësh në Angli duke u stërvitur atje, pikërisht në palestrën ku stërvitet edhe një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, pikërisht Tyson Fury. Kampioni shqiptar ka postuar sot disa foto ku ai ka dalë bashkë me këtë emër të madh të boksit anglez e botëror, madje duke bërë të dy sëbashku shenjën e shqiponjës.

“21 raunde me Mbretin. 15 raunde të plota sparingu me Tyson Fury – një kampion brenda dhe jashtë ringut. Sot ishte punë, sot ishte një provë…

Sepse kur qëndron përballë më të mirëve, mëson saktësisht se sa i gatshëm je për fronin. Premtimi im për të gjithë shqiptarët: jemi në rrugën e duhur drejt titullit botëror. Punë, zemër, përkushtim. Shqiponja Shqiptare nuk ndalet.”