Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHaland 'masakron' shifrat e Kristiano Ronaldos, norvegjezi është i pandalshëm në Premier...

Haland ‘masakron’ shifrat e Kristiano Ronaldos, norvegjezi është i pandalshëm në Premier Ligë

Erling Haland vazhdon të jetë protagonist absolut i Mançester Sitit në këtë edicion në Premier Ligë dhe falë formës së tij të jashtëzakonshme, ka kthyer përsëri në luftën për titullin “qytetarët” .

Në ndeshjen e sotme ndaj Uest Hem, ai ishte autor i dy golave, teksa dha edhe asistin për golin tjetër në suksesin 3-0. Kësisoj, ai çoi në 19 numrin e golave të shënuar në këtë edicion në Premier Ligë, duke barazuar për momentin Endi Kol, Kevin Filips dhe Luis Suarez si të vetmit që kishin regjistruar këtë shifër para Krishtlindjeve në historinë e turneut.

Por ajo që është më e rëndësishme, Haland ka shkuar në kuotën e 104 golave në këtë kampionat, duke kaluar Kristiano Ronaldon i cili është ndalur në kuotën e 103 golave në dy etapat e tij me Mançester Junajtid. Vlen të theksohet në këtë pikë se Ronaldo e arriti kuotën pas 236 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Haland ka shënuar 1 më shumë se ai me vetëm 114 ndeshje në fushën e lojës.

Në kuotën e 104 golave, po sa norvegjezi, është Didier Drogba i cili i regjistroi në 254 ndeshje, ndërsa objektivat e tij të radhës për t’u arritur janë Darren Bent me 106 gola dhe Pol Skols me 107.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments