Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri tenton Robinho Junior, super ofertë për djalin e ish-sulmuesit të Milanit

Interi tenton Robinho Junior, super ofertë për djalin e ish-sulmuesit të Milanit

Nga Brazili vjen një lajm interesant në lidhje me merkaton. Interi është vënë në gjurmët e Robinho Junior, djalit 18-vjeçar të ish-sulmuesit të Milanit. Sipas portalit UOL, talenti i Santos ka përfituar nga pushimet e fundvitit për një vizitë blic në Itali, ku ka parë nga afër edhe strukturat e klubit zikaltër.

Drejtuesit e Interit e ndjekin lojtarin që prej një viti, ndërsa tani janë gati të bëjnë goditjen, duke ofruar jo pak, por 22 milionë euro (18 pjesa fikse dhe 4 bonus). Një ofertë që nuk e bind klubin brazilian. Santosi i ka shtyrë bisedimet për në verë, kur do të jetë i detyruar ta shesë djaloshin që ka kontratë deri në vitin 2027.

Robinho Junior ndërkohë kërkon të kuptojë, nëse është momenti i duhur për të lënë Brazilin. Ai dëshiron të luajë në vendin e tij të paktën gjysmën e parë të vitit. Interi ka propozuar ta blejë menjëherë lojtarin dhe të lërë te Santosi deri në qershor. Santosi dhe familja e sulmuesit nuk duken të bindur për faktin se Interi është destinacioni më i mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments