Futbollisti i njohur shqiptar, Myrto Uzuni, duket se i është futur botës së biznesit, duke bërë investimin e parë të madh në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Uzuni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga momenti i firmosjes së kontratës.
Po ashtu, futbollisti bën të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, të cilit do i vendosë mbiemrin e tij, ‘Uzuni Hotel’.
Uzuni ka shkruar se investimi i tij është bërë me shumë dashuri për brezat që vijnë dhe për Shqipërinë.
Kujtojmë se 30-vjeçari ndodhet jashtë Shqipërisë, pasi është pjesë e skuadrës amerikane të Futbollit, Austin FC.
Postimi i Uzunit:
UZUNI HOTEL
Shqipëria është më shumë se një vend — është ndjenjë, bukuri dhe krenari!
Me familjen pranë dhe zemrën plot! Sot finalizova blerjen e një hoteli në Sun Palas!
Një investim me dashuri, për brezat që vijnë, për Shqipërinë.


