Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPjesë e 'klanit' kundër Xabi Alonso? Shpërthen Bellingham: Kam toleruar shumë gjëra…

Pjesë e ‘klanit’ kundër Xabi Alonso? Shpërthen Bellingham: Kam toleruar shumë gjëra…

Me largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, shumë zëra kanë kritikuar sjelljen brenda dhe jashtë fushës të lojtarëve si Vinicius apo Bellingham, duke i përfshirë ata si pjesë e “klanit” që shkarkoi trajnerin bask. Kjo ka kuptim, duke parë veprimet e Vinicius ndaj trajnerit gjatë këtij periudhe.

Megjithatë, Jude Bellingham, përmes aplikacionit të tij, dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë për fansat, duke u distancuar nga përgjegjësia dhe treguar se disa informacione që qarkullojnë janë të rreme.

“Deri tani kam lënë të kalojnë shumë prej këtyre, gjithmonë me shpresën që e vërteta të dalë në kohën e duhur. Por sinqerisht…, sa budallallëk. Me të vërtetë më vjen keq për ata që ngjiten pas çdo fjale të këtyre qesharakëve dhe ‘burimeve’ të tyre”, – shkroi anglezi.

Ai shtoi: “Mos besoni gjithçka që lexoni; herë pas here këta njerëz duhet të japin llogari për përhapjen e këtij lloj dezinformimi që dëmton, vetëm për klikime dhe krijuar më shumë polemika”./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments