Friday, January 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFlick thumbon Realin pas kalimit të Barçës në Kupë: Nuk fitohet për...

Flick thumbon Realin pas kalimit të Barçës në Kupë: Nuk fitohet për shkak të emrit

Hansi Flick ka qenë i lumtur me fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Racing Santander në Kupën e Mbretit, edhe pse skuadrës iu desh të djersinte për të siguruar suksesin 2-0.

Trajneri gjerman e mbylli ndeshjen me titullarët e zakonshëm në fushë dhe kjo la të kuptonte se sa seriozisht e kishte marrë Kupën, për të shmangur surpriza si ajo e Realit.

Dhe për më tepër, deklarata e tij pas ndeshjes, dukej sikur ishte një thumbim për Realin, duke theksuar se fitohej nga sjellja në fushë dhe jo nga emri.

“Kishte një atmosferë të shkëlqyer. Racing luajti shumë mirë dhe morëm një rezultat të mirë. Jemi ende në Kupë. Mbajtëm një tjetër rrjetë të paprekur dhe kaluam në raundin tjetër, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Për Racing, është një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Edhe për ne. Është e rëndësishme të dimë se nuk fiton për shkak të emrit, fiton për shkak të sjelljes. Luajtëm një ndeshje serioze. Mentaliteti ishte i duhuri. Bëmë shumë mirë. Racing luajti një ndeshje të shkëlqyer, ndoshta vitin tjetër do t’i shohim në La Liga, do të na pëlqente kjo.

Fermin është special. Jo të gjithë lojtarët janë si ai, më pëlqen sjellja e tij, dinamizmi… ai ndryshon rrjedhën e një ndeshjeje me dinamikën e tij, me pasimet e tij… ai gjithashtu shënon. Ai është gjithmonë në pozicionin e duhur. Ai është një lojtar shumë i mirë për ne”, tha Flick.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments