Me sa duket, klubet shqiptare të Kategorisë Superiore dhe të Parë nuk kanë njohuritë e duhura se si të organizojnë ndeshjet e kampionateve përkatëse dhe pasi ka kaluar një pjesë e mirë e sezonit, FSHF ka vendosur t’i mbledhë e t’u japë leksione në këtë drejtim.

Zyra për shtyp e institucionit ka bërë të ditur se nesër FSHF do të mbledhë klubet e Superiores dhe të Parës për t’i dhënë drejtimin e duhur mangësive që ata kanë. Për më tepër, atyre do t;u tregohet në terren ën ambientet e “Air Albania” se si duhet zhvilluar çdo proces i ndeshjes.

NJOFTIMI

Ditën e martë, datë 26 nëntor, Sektori i Garave do të organizojë një trajnim me të gjithë shefat e  klubeve të Kategorisë Superiore dhe të Parë për organizimin e ndeshjeve të Kampionatit, përdorimin e sistemit COMET, marrëdhëniet me tifozët, delegatët, etj.

Seminari do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Tiranë, në orën 11:00, me fokus organizimi i ndeshjeve dhe pjesën praktike në hapësirat përkatëse. /vipsport