Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave me lojtare të reja në fushë, 'e kthen në...

Vllaznia e femrave me lojtare të reja në fushë, ‘e kthen në stërvitje’ çerekfinalen e parë të Kupës ndaj Atletik

Vllaznia e femrave ndonëse ka luajtur thuajse me të gjitha lojtare të reja, nuk e ka patur aspak të vështirë për të fituar, madje me rezultat të thellë ndaj Atletik Klub ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Vajzat kuqeblu kanë triumfuar pasditen e sotme e shifrrat e thella 9-0.

Takimi në mes këtyre dy ekipeve është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe në fakt nuk ka patur shumë histori sepse Vllaznia e ka dominuar atë ndonëse nga formacioni i parë kanë qenë në fushë vetëm tre lojtare: Doçi, Borci dhe Vuksani.

Në pjesën e parë ajo ka shënuar 5 gola ku dy prej tyre mbajnë firmën e kapitenes Megi Doçi, një tjetër të sulmueses Klaudia Borci ndërsa dy gola janë shënuar nga lojtaret e reja, Eglisa Hardhija dhe Jylisa Kolekaj.

Edhe katër gola të tjerë janë shënuar në pjesën e dytë dhe këtë herë autore të tyre do të ishin futbollistet Drilona Mataj, Teresa Deda, Herta Hasaj dhe Suzana Vuksani. Përfundimisht 9-0 dhe një rezultat i tillë e bën thuajse të pavlerë ndeshjen e kthimit mes këtyre dy skuadrave, megjithatë ai është një forrmalitet që duhet kryer.

Vllaznia vjen pas një sezoni mospjesmarrje në këtë kompeticioni për arsye të pezullimit nga FSHF dhe sigurisht që do të synojë fitoren e këtij trofeu, që do të ishte i 11-ti për të.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments