Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbyllet 'San Siro', zbulohet kur do të rikthehen Milani dhe Interi

Mbyllet ‘San Siro’, zbulohet kur do të rikthehen Milani dhe Interi

Stadiumi “San Siro” do të mbyllet përkohësisht për ndeshjet e futbollit për shkak të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Ndeshja e sotme e Interit ndaj Pizës shënon takimin e fundit në këtë impiant përpara ceremonisë hapëse të 6 shkurtit.Si pasojë, si Interi ashtu edhe Milani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre si pritës në stadiume alternative ose në transfertë për rreth një muaj.

Interi do të luajë ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Torinos në Monza, ndërsa rikthimi në “Meazza” është parashikuar për sfidën kundër Juventusit më 15 shkurt.

Ndërkohë, Milani pritet të rikthehet në shtëpi në fundjavën e 22 shkurtit përballë Parmës. Kalendari i javëve në vijim mbetet i kushtëzuar edhe nga ecuria e klubeve në kompeticionet evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments