Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMenaxheri i njohur ironi me trajnerin e Partizanit: Mirë që e kishte...

Menaxheri i njohur ironi me trajnerin e Partizanit: Mirë që e kishte përgatit për fitore, se kushedi ça do ishte ba po ta kishte përgatit për barazim!

Vllaznia triufoi ndaj Partizanit dhe si rrjedhojë vijon rrugëtimin e saj drejt arritjes së objektivave që i ka vënë vetes. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” dhe që u fitua 1-0 nga kuqeblutë me golin e Lirim Kastratit, ka rënë në sy edhe një fakt tjetër.

Tifozët e tribunës qendrore nuk kanë qëndruar pa e ngacmuar gjatë të gjithë ndeshjes trajnerin e tTifozët e tribunës qendrore nuk kanë qëndruar pa e ngacmuar gjatë të gjithë ndeshjes trajnerin e të kuqve Oltikon Kërnaja, për mënyrën si i provokonte me gjestet e tij, por edhe nisur nga deklaratat që ka dhënë në pragndeshje.

Pikërisht në lidhje me këtë gjë, ka reaguar edhe menaxheri i njohur Dritan Gjyrezi i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka përdoruar ironinë ndaj trajnerit të të kuqve i cili dje deklaroi se e kishte përgatitur skuadrën për fitore sot në Shkodër.

“Mirë që e kishte përgatit trajneri i Partizanit për fitore, se kushedi ça do ishte ba po ta kishte përgatit për barazim”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments