Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nderon doktor Zyhdi Çoba në 83 vjetorin e lindjes

Vllaznia nderon doktor Zyhdi Çoba në 83 vjetorin e lindjes

83 vjetori i lindjes së mjekut të njohur kuqeblu Zyhdi Çoba nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e duhur në pragndeshjen Vllaznia- Partizani. Drejtuesit e klubit shkodran kishin përgatitur një ceremoni të shkurtër për ta nderuar atë dhe ka qenë vetë presidenti Alban Xhaferi që i ka dhuruar një tufë me lule.

“Përpara ndeshjes së djeshme me Partizanin, presidenti Alban Xhaferi në emër të KF Vllaznia i ka uruar 83 vjetorin e lindjes njeriut që ka një jetë të tërë kuqeblu, mjekut sportiv Zyhdi Çoba. Faleminderit për gjithçka ke dhënë dhe vazhdon të japësh për skuadrën tënde të zemrës!”- shkruhet në postimin e klubi shkodran.

Por nga ana tjetër, urimet doktor Çoba i ka marrë edhe nga futbollistët dhe stafi teknik të cilët i kishin përgatitur edhe tortën e ditëlindjes në grumbullimin e pragndeshjes dhe kjo padyshim që e ka bërë atë të ndihet shumë mirë.

Zyhdi Çoba është emblemë jo vetëm e mjekësisë sepse ka rreth 60 vite që e ushtron këtë profesion pranë sportit, por edhe për përkushtimin dhe dëshirën e treguar gjithmonë për ngjyrat kuqeblu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments