Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Nuk ndalet Erald Çinari, shënon në mënyrë spektakolare nga goditja e...

VIDEO/ Nuk ndalet Erald Çinari, shënon në mënyrë spektakolare nga goditja e dënimit

Shkruar nga Endri ÇINARI

Erald Çinari ka vijuar me paraqitjet pozitive me fanellën e Al Jabalain në përballjen ndaj Abha-s, e vlefshme për javën e 19-të të Ligës së Parë Arabe. Sulmuesi shkodran zhbllokoi takimin që në minutën e 6-të, duke realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës mike.

Megjithatë, gëzimi i Al Jabalain zgjati pak, pasi kryesuesit e kampionatit reaguan dhe përmbysën rezultatin, duke triumfuar 3-1 në fund të takimit. Situata u vështirësua edhe më shumë për ekipin e Çinarit në pjesën e dytë, kur Al Jabalain mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Pavarësisht kësaj disfate, pozitat e Al Jabalain në renditje mbeten të qëndrueshme. Pas 19 javësh, skuadra numëron 33 pikë dhe ndodhet vetëm 6 pikë larg vendit të dytë, i cili siguron ngjitjen direkte në elitën e futbollit arab.

Në aspektin individual, performanca e mëngjërashit ka marrë vlerësime pozitive edhe në përfundim të ndeshjes, teksa është notuar me 7.3, një tregues i qartë i ndikimit dhe paraqitjes së tij në fushë.

29-vjeçari vijon të konfirmojë formën e shkëlqyer në vitin 2026, ndërsa goli ndaj Abha-s ishte i 6-ti për ish-futbollistin e Vllaznisë në Arabinë Saudite për sezonin 2025–2026, duke e konsoliduar rolin e tij si një nga elementët kyç të Al Jabalain.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments