Një transferim mjaft të bujshëm ka bërë skuadra e Orikut. Këto të fundit kanë përforcuar ekipin me një emër të njohur për futbollin shqiptar.
Bruno Telushi tashmë është lojtari më i ri i Orikut, i cili është prezantuar ditën e sotme nga drejtori sportiv i skuadrës. Klubi i uron shumë suksese me fanellën e tyre, ndërsa shkruajnë se një lojtar me personalitet dhe lidership i bashkohet ekipit, duke shtuar kështu eksperiencën në skuadër.
“Drejtori sportiv i klubit ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Bruno Telushi, një emër i njohur dhe me eksperiencë në futbollin shqiptar. Ish-kapiten i Flamurtarit dhe Partizanit, Telushi vjen me personalitet, lidership dhe cilësi të spikatura në fushë.
I urojmë mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën tonë, me bindjen se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe projektin tonë sportiv”, ka shkruar klubi. Kutojmë se Telushi do të jetë një nga rivalët e skuadrës së Partizanit, pasi siç dihet Partizani B luan në Kategorinë e Dytë.


