Andi Hoti është futbollisti më i ri i Eintracht Braunschëeig. Qendërmbrojtësi shqiptar vendosi të largohej nga Magdeburg, për të firmosur me ekipin tjetër të Bundesligës 2 gjermane.
Me klubin e ri, Hoti ka firmosur një kontratë 2.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që vetë futbollisti 22-vjeçar, do të mbajë veshur fanellën me numër 4.
Kujtojmë se Hoti është një ish i Kombëtares shqiptare, pasi është aktivizuar me ekipin U17. Megjithatë, ai zgjodhi që më pas të luante për përfaqësuesen e Kosovës.
Përsa i përket karrierës së tij, 22-vjeçari ka nisur gjithçka në Zvicër me ekipin e Zurich. Më vonë ai ka luajtur edhe për Inter, Freiburg dhe Dinamo Dresden.


