Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA E TRETEMERKATO/ Dy futbollistë të KF Shkodra transferohen tek Vllaznia 'B'

MERKATO/ Dy futbollistë të KF Shkodra transferohen tek Vllaznia ‘B’

Dy futbollistë egjiptianë të cilët në fazën e parë të kampionatit kanë luajtur me KF Shkodra në kategorinë e tretë, janë transferuar tek “Vllaznia B”. Duket se ka qenë kërkesa e dy lojtarëve, e cila ka gjetur më pas edhe aprovimin e drejtuesve të ekipit të mëparshëm për ta bërë këtë lëvizje.

Bëhet fjalë për Mazen Al-Khatib dhe Talha Harb. Dy lojtarët janë sjellë në Shqipëri nga presidenti i “Olimpic Shkodra” Anwar Tohami dhe i kompanisë së menaxhimit që ai përfaqëson dhe pikërisht në faqen e këtij klubi shkruhet:

“Njoftojmë transferimin e lojtarëve tanë, Mazen Al-Khatib dhe Talha Harb, nga klubi Shkodra te klubi historik Vllaznia, pjesëmarrës në Superligën Shqiptare.

Ky transferim u realizua falë përpjekjeve të lojtarëve dhe drejtuesve të të dy klubeve. U urojmë djemve tanë shumë suksese dhe fat të mirë në rrugëtimin e tyre të ardhshëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments