Thursday, February 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja me Vorën në prag, Vllaznia me një objektiv të qartë

Ndeshja me Vorën në prag, Vllaznia me një objektiv të qartë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Skuadra e Vllaznisë ka vijuar me përgatitjet e zakonshme gjatë javës, ku shkodranët në raundin e 23-të të Superiores do jenë përballë Vorës. Një takim që do luhet sërish në transfertë për shkodranët, ditën e premte në orën 13:30 dhe ku kuqeblutë e drejtuar nga Martini po e trajtojnë me seriozitetin më të madh të mundshëm. Ku ritmi i stërvitjeve të kuqebluve ka qenë i një niveli dhe ritmi të lartë gjatë këtyre ditëve, duke reflektuar edhe humorin shumë pozitiv që ekziston në kampin e 9 herë kampionëve të vendit tonë.

Ku sërish në objektivin kryesor të Vllaznisë, ngelet marrja e një rezultati pozitiv edhe në këtë përballje të rradhës. Me skuadrën veriore që po kalon momentin e saj më të mirë në kampionat, e tashmë ka marrë kryesimin edhe të ligës. E në këtë mënyrë në Shkodër nuk duan të “heqin” këmbën nga “gazi”. Por, t’i japin akoma më tepër për të siguruar fitoren e 6-të rradhazi në Superiore e po ashtu të arrijë të përfitojë për një shkëputje më të madhe ndaj rivalëve, që këtë javë kanë përballje të “sikletshme” në kuadër të raundit të 23-të.

Teksa llogaritë trajneri Martini duhet t’i bëjë me mungesën e sigurt të Jasmin Çelikovic, me mbrojtësin boshnjak i cili u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave në duelin e fundit ndaj Teutës. E kësisoj është i pezulluar për ndeshjen e rradhës me Vorën, teksa vendin e shtatlartit në formacion pritet t’a zërë Elmando Gjini. I cili nga ana e tij kthehet nga pezullimi dhe do jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për skuadrën shkodrane. Ndërsa po ashtu një futbollist që pritet të jetë i grumbulluar në ndeshjen e rradhës me Vorën është edhe Esin Hakaj.

Mbrojtësi i majtë ka kaluar momentin e vështirë që e ka shoqëruar gjatë ditëve të fundit e tashmë duket në gjendjen e tij optimale fizike. E në këtë mënyrë është një opsion akoma më shumë për trajnerin Martini, që mund t’i japë minuta mëngjërashit në varësi se si mund të shkojë dueli me Vorën. Por, ende enigmë ngelet situata për Kristian Dros, ku mesfushori moldav pritej të ishte i rikuperuar totalisht në fillimin e muajit shkurt, por duket se ende do kërkohet kohë për kthimin në 100% të formës për ish-mesfushorin e Elbasanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments