Vllaznia në volejboll për femra është rikthyer tek fitorja në kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Korabit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Dorian Tafa nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren e këtij takimi. Seti i parë është mbyllur me shifrat 27-17 ndërkohë që seti i dytë ka shumë pak histori dhe vendaset do ta fitonin shumë lehtësisht me rezultatin 25-9.
Epërsia do të vijonte edhe në setin e tretë që u fitua 25-16 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-0. Me këtë fitore, Vllaznia e femrave është ngjitur në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në renditje.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


