Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajme të mira për Vllazninë, Cristian Dros rikthehet të luajë pas 4...

Lajme të mira për Vllazninë, Cristian Dros rikthehet të luajë pas 4 muajsh mungesë për arsye dëmtimi

Vllaznia po kalon momente të mira në të gjitha drejtimet. Lajmi më i mirë për trajnerin Martini padyshim që është rikthimi i të gjithë futbollistëve në fushë nga dëmtimet që kanë kaluar. I fundit që e bëri këtë gjë ishte mesfushori moldav Cristian Dros.

27 vjeçari për herë të fundit kishte qenë në fushën e lojës më 4 tetor të vitit të kaluar në ndeshjen ndaj Elbasanit ku ai luajti 50 minuta dhe më pas u largua nga fusha e lojës i dëmtuar.

Dhe që atëherë ka qenë jashtë. Dëmtimi që ka patur ai e ka shqetësuar së tepërmi dhe për më tepër, i është përsëritur disa herë. Megjithatë falë durimit të tij dhe punës së stafit mjekësor, ia ka dalë të rikthehet dhe 5 minutat e fundit të ndeshjes së sotme ndaj Bylisit padyshim që duhet të ketë qenë një çlirim i madh për të.

Kuptohet që forma e Dros është shumë larg asaj që duhet të ketë, megjithatë nga dita në ditë ai po vjen duke u përmirësuar dhe e rëndësishme është që tashmë po luan dhe stafi teknik padyshim që beson në aftësitë e tij dhe është i bindur se në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të japë kontributin e tij për skuadrën.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments