Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern Munich piketon portierin holandez si pasues të Manuel Neuer

Bayern Munich piketon portierin holandez si pasues të Manuel Neuer

Bayern Munich ka vënë në “shënjestër” Bart Verbruggen për verën e ardhshme. Sipas “talkSPORT”, portieri i Brighton është një nga profilet më të ndjekura nga klubi bavarez për sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Manuel Neuer skadon në qershor dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit e Bayernit po vlerësojnë alternativat. Verbruggen, portier i kombëtares holandeze, do të mbushë 24 vjeç në gusht dhe vlerësohet prej kohësh në “Allianz Arena.

Në Brighton, situata shihet me qetësi. Klubi anglez e di se mund të realizojë fitim të rëndësishëm krahasuar me 16 milionë paundët e shpenzuar më 2023 për ta marrë nga Anderlecht. Gjithashtu, ata kanë një zëvendësues potencial brenda klubit, Carl Rushworth.

Rushworth, ish-portier i U-21 të Anglisë, po shkëlqen në Championship me Coventry City, duke luajtur të gjitha, 31 ndeshjet, dhe ruajtur portën e paprekur 10 herë. Këtë sezon në Premier League, Verbruggen ka luajtur të gjitha, 25 ndeshjet e Brighton, me vetëm 5 “porta të pastra”, e fundit më 3 janar kundër Burnley./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments