Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELAJMI I FUNDIT/ Besëlidhja merr edhe një mesfushor- sulmues nga Gana

LAJMI I FUNDIT/ Besëlidhja merr edhe një mesfushor- sulmues nga Gana

Besëlidhja vijon të mos ndalet në rrugëtimin e saj drejt kategorisë së parë. Lezhjanët duken të vendosur për të mos i lejuar vetes asnjë hap të gabuar dhe pikërisht për këtë arsye ata janë përforcuar sërish në merkato.

Ditën e sotme ata kanë zyrtarizuar edhe marrjen e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për një mesfushor- sulmues që vjen nga Gana dhe që do të jetë një element më tepër në repartin ofensiv për trajnerin Plori. Prezantimi i tij është bërë nga ana e drejtorit Malota ndërsa në faqen e klubit shkruhet:

“Abdul-Rashid Mohammed Misbawu është afrimi i fundit në merkaton e janarit për klubin tonë. Misbawu luan mesfushor sulmues dhe ka luajtur me klube si Sankara Nationals FC, dhe vjen si një një nga talentet më premtues të futbollit ganez.

Në moshën 18-vjeçare ka debutuar në Superligën e Ganës pas 16 golave në 34 ndeshje me moshat dhe grumbullim me Black Satellites U20, duke tërhequr interesin e akademive elitare evropiane si FC Famalicão U19 në Portugali dhe në disa akademive në Angli”.

Kujtojmë që Besëlidhja mban vendin e parë në renditje edhe pas javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit dhe pas barazimit të fundit ndaj Sopotit në transfertë, tashmë rruga e saj drejt arritjes së objektivit duket edhe më e afërt.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments