Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKF Shiroka forcohet sërish. Rikthen në Shkodër Xhuljan Kapllanajn dhe Angjelo Radovanin

KF Shiroka forcohet sërish. Rikthen në Shkodër Xhuljan Kapllanajn dhe Angjelo Radovanin

Tek KF Shiroka vijojnë të mendojnë për ngjitjen në kategorinë e parë. Ato ndodhen jo shumë larg kreut të renditjes në grupin A të kategorisë së dytë dhe një ecuri e mirë në ndeshjet e fazës së dytë do ta bënte realitet dëshirën e drejtuesve të këtij klubi.

Në përpjekjet e tyre për arritjen e objektivit, ato kanë bërë ditët e fundit edhe dy përforcime të tjera cilësore. Bëhet fjalë për ish- mbrojtësin e Vllaznisë dhe të Kukësit, Xhuljan Kapllanaj. 21 vjeçari shtatëlartë në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e ekipit AE Alexandrias në Greqi.

Nga ana tjetër, Angjelo Radovani po ashtu ka qenë kohë më parë pjesë e Vllaznisë, ndërsa në gjysmën e parë të këtij sezoni ka luajtur me FC Liria të Prizrenit. Tashmë si ai ashtu edhe Kapllanaj i janë bashkuar KF Shirokës me synimin e qartë për arritjen e objektivit të saj.

Me ardhjen e këtyre dy lojtarëve padyshim që ekipi shkodran është forcuar edhe më tepër dhe tashmë është i plotë në të gjithë repartet e tij. Si Kapllanaj ashtu edhe Radovani konsiderohen futbollistë me shumë cilësi dhe tashmë pritet që ato t’i tregojnë edhe tek ekipi i tyre i ri.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments