Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Presidentin Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një tjetër mandat 4-vjeçar.
Në telegramin e tij të urimit, Presidenti Infantino i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit Duka si edhe anëtarëve të zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF për përkushtimin në zhvillimin e futbollit dhe promovimit të vlerave të tij në Shqipëri.
Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:
I nderuar President,
Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Do t’ju isha mirënjohës nëse do të përcillnit gjithashtu urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur sot, ndërkohë që shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.
Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe shumë suksese për të gjitha sfidat që ju presin, pres me kënaqësi, i nderuar President, të vazhdojmë të punojmë së bashku për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet që vijnë.
I juaji në futboll,
Gianni Infantino


