Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELukaku shënon në minutën e 96-të, Napoli merr fitoren dramatike

Lukaku shënon në minutën e 96-të, Napoli merr fitoren dramatike

Napoli mori një fitore dramatike ndaj Hellas Verona, me rezultatin 2-1, në duelin e javës së 27-të në Serinë A. Sfida u vendos vetëm në minutën e 96-të, falë një goli të shënuar nga Romelu Lukaku.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë për kampionët në fuqi, të cilët gjetën avantazhin që në minutën e 2-të falë një goditjeje me kokë nga Rasmus Hojlund, pas një krosimi të saktë nga Vergara.

Megjithëse Napoli dominoi pjesën e parë, dështimi për të mbyllur ndeshjen i kushtoi shtrenjtë në pjesën e dytë.

Në minutën e 64-t, pas një rrëmuje në zonë nga goditja e këndit, Akpa Akpro lëshoi një gjuajtje që u devijua nga Hojlund, duke përfunduar në rrjetë për barazimin e përkohshëm.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi zhgënjyes, “Big Rom” doli në skenë. Romelu Lukaku, i futur si zëvendësues, shënoi me një devijim me të majtën në minutën e 96-të, duke gjetur golin pas 281 ditësh.

Me këtë fitore, Napoli mban vendin e tretë me 53 pikë, ndërsa Verona renditet në vendin e fundit me 15 pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments