Vllaznia U17 e vajzave ka barazuar 0-0 në transfertë ndaj ekipit rival të Partizanit dhe si rrjedhojë të dy ekipet ndajnë kreun e renditjes me pikë të barabarta.
Vajzat kuqeblu të drejtuara nga Paula Jaku janë përballur me rivalet e tyre paraditen e sotme dhe pavarësisht rasteve të krijuara, nuk kanë arritur dot të shënojnë në portën e Partizanit. Megjithatë edhe janë mbrojtur mirë dhe si rrjedhojë porta e kapitenes Ambra Reshiti ka mbetur e paprekur.
Pas javës së pestë të kampionatit, Vllaznia U17 dhe Partizani kanë nga 13 pikë secila dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë të renditjes.
Ekipi shkodran është kampion në fuqi i vendit dhe si rrjedhojë synon të fitojë titullin kampion edhe këtë sezon dhe i ka të gjitha mundësitë për ta arritur atë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


