Zbulohet emri i kundërshtarit të Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Përballë saj në dy ndeshjet që do të luhen muajin e ardhshëm do të jetë ekipi i Dinamos.
Ky është verdikti i shortit të hedhur pak minuta më parë në “Shtëpinë e Futbollit” nga drejtuesit e Sektorit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist do të jetë ai në mes Egnatias dhe Elbasanit.
Ndeshja e parë në mes Vllaznisë dhe do të luhet më 8 prill në Tirane ndërsa ajo e kthimit pas dy javësh, më 22 prill në Shkoder.
Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë:
Dinamo- Vllaznia
Egnatia- Elbasani


