Wednesday, March 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAlarm për raketa nga Irani, ndërpritet transmetimi televiziv për Ligën e Kampioneve...

Alarm për raketa nga Irani, ndërpritet transmetimi televiziv për Ligën e Kampioneve në Katar

Shfaqet frika në Katar gjatë një transmetimi televiziv dedikuar Ligës së Kampioneve ne frekuencat e BeIN Sports. Ajo që ndërpreu diskutimet e opinionistëve dhe moderatorit të programit, ishte një sirenë e fortë alarmi që vinte nga pajisjet e disa prej personave të pranishëm në studiot televizive.

Një alarm që paralajmëronte ardhjen e menjëhershme të raketave nga Irani. Nuk është një mister, që Katari prej ditësh intercepton raketa iraniane për shkak të luftës së shpërthyer në Lindjen e Mesme.

Në videon që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale  shfaqet moderatori i programit  që iu shpjegon teleshikuesve çfarë po ndodhte, por pa e humbur qetësinë ashtu sikurse edhe të ftuarit gjatë transmetimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments