Wednesday, March 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORECassano shpërthen pas derbit: Ndeshje e shëmtuar, zhgënjimi i vërtetë ishte Interi

Cassano shpërthen pas derbit: Ndeshje e shëmtuar, zhgënjimi i vërtetë ishte Interi

Ish-sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano, ka komentuar me tone të forta derbin e Milanos mes Milanit dhe Interit, i cili përfundoi me fitoren 1-0 të kuqezinjve. Duke folur në emisionin ‘Viva el Futbol’, Cassano nuk i kurseu kritikat për cilësinë e ndeshjes.

“Nuk ishte një ndeshje e bukur, ishte një spektakël i padenjë, shumë i shëmtuar. Këtë mund ta prisja nga Milani”, u shpreh ai, duke analizuar paraqitjen e skuadrës kuqezi. Sipas tij, Milani në fillim të ndeshjes tregoi një qasje ndryshe nga zakonisht.

“Kuqezinjtë në 35 minutat e para bënë diçka që nuk e kishin bërë gjatë gjithë sezonit, u përpoqën të bënin presion më lart. Pastaj, në 60 minutat e tjera, u kthyen të mbroheshin si zakonisht”, shtoi ish-fantazisti italian.

Megjithatë, për Cassano-n zhgënjimi më i madh ishte paraqitja e Interit, që drejtohet nga trajneri Cristian Chivu. Ai theksoi se zikaltrit nuk treguan ambicien që pritej nga një skuadër kryesuese.

“Zhgënjimi ishte Interi. Është e vërtetë që pati një rast të rëndësishëm me Henrikh Mkhitaryan dhe në pjesën e dytë krijoi edhe dy raste të tjera, por përshtypja ime është se luajtën për rezultatin 0-0, për barazimin, dhe kjo më bezdis”, deklaroi ai.

Cassano shtoi se fakti që Interi kishte një avantazh prej dhjetë pikësh në renditje duhet ta kishte shtyrë skuadrën të ishte më agresive në fushë.

“Je shumë më i fortë, prandaj duhet t’i frikësosh kundërshtarët, t’i mbyllësh në zonën e tyre dhe të mos i lësh të dalin. Edhe nëse humbet si në ndeshjen e parë, nuk ka problem. Milani bëri presion të lartë në 30 minutat e para dhe më pas u tërhoq prapa. Në fund, Milani fitoi me meritë”, përfundoi ish-sulmuesi italian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments