Shkruar nga Fatos LAMAJ
Teksa duhen ende disa orë që të nis takimi Egnatia-Vllaznia ende nuk ka informacion se cilët do të jenë arbitrat e këtij takimi.
Në fazën e parë në Shkodër ka gjykuar Dorjan Maletaj ndërsa në Var ka qenë Eldorjan Hamiti, në fazën e dytë ndeshja në Rrogozhinë është gjykuar nga Juxhin Xhaja teksa në sistemin Var ka qenë Olsid Ferataj, ndërsa në fazën e tretë ka gjykuar Florjan Lata në Var ka qenë Emanuela Rusta.
Po në këtë takim cili do të jetë arbitri i cili do të gjykojë? Sipas burimeve tonan, me shumë mundësi njëri mes Juxhin Xhajës dhe Florjan Latës do të jetë arbitër kryesor në këtë takim.


