Monday, March 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBujar Pregja analizon kartonin e kuq të Xhemajlit: Ka faull kundër Balajt

Bujar Pregja analizon kartonin e kuq të Xhemajlit: Ka faull kundër Balajt

Ish-arbitri i FIFA-s Bujar Pregja, ka vendosur në “lupën” e ekspertit të gjykimit rastin e diskutueshëm në ndeshjen Egnatia – Vllaznia (0 – 0), ku arbitri ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësit Arbenit Xhemajli (Egnatia), pas një kontakti të kontestuar me sulmuesin shkodranë Bekim Balaj (Vllaznia):  

“Minuta e 70-të, me e diskutueshmja në ndeshjen Egnatia – Vllaznia. Mendoj se faulli ekziston. Por në momentin e fundit, Xhemajli godet Balën dhe faulli është evident.

Vendimi për kartonin e kuq ka kritere të tjera. Rast që lojtarit i hiqet për të shënuar. Nuk ka të bëjë është faull i rëndë apo i lehtë.

Problemi është se kush ndodhet më afër topit, portieri apo sulmuesi rival. Arbitri ka një protokoll në VAR. Përderisa arbitri e pa në VAR, ku sulmuesi do të vihej në zotërim. Topi ka qenë më afër sulmuesit Balaj. Ky është rast i heqjes së mundësisë për gol”.     

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments