Monday, March 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETërbuni mund Adriatikun, tashmë shumë pranë zonës play-off

Tërbuni mund Adriatikun, tashmë shumë pranë zonës play-off

Në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës u zhvillua një përballje e fortë dhe e luftuar mes FK Tërbunit dhe Adriatikut, në kuadër të kampionatit kombëtar të Kategorisë së Dytë, sezoni futbollistik 2025-2026.

Të dy ekipet treguan vendosmëri dhe shpirt gare gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një sfidë të balancuar dhe me ritëm të lartë. Pjesa e parë u karakterizua nga kujdesi taktik dhe përpjekjet për të kontrolluar lojën, duke u mbyllur pa gola.

Në pjesën e dytë, ekipi vendas FK Tërbuni arriti të konkretizojë epërsinë në fushë. Ishte Zabela ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës pukjane dhe duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas.

Në minutat e fundit të takimit, Tërbuni vulosi fitoren me një 11-metërsh të saktë të realizuar nga Karaj në minutën e 89-të, duke çuar shifrat në 2-0.

Kjo fitore përforcon pozitat e FK Tërbunit në kampionat dhe dëshmon edhe një herë forcën e ekipit në fushën e vet, falë përkushtimit, disiplinës dhe mbështetjes së vazhdueshme të tifozëve pukjanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments