Tuesday, March 31, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKosova, një hap larg historisë

Kosova, një hap larg historisë

Atmosfera e ndeshjes me Turqinë ka përfshirë rrugët e Prishtinës. Kosova kërkon një vend në Botërorin e 2026 vetëm pak vite pasi u pranua në FIFA. Tifozët dardanë urojnë një fitore për të realizuar ëndrrën.

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli thotë se Kosova e ka cilësinë të fitojë.

“Kemi ekip që mund të kualifikohet. Kemi një nga sulmet më të mira në Europë. Kjo na bën optimistë se mund të fitojmë”, tha trajneri Bylbyl Sokoli.

Kosova pritet të ketë të njëjtin formacion si me Sllovakinë. Ndeshja me Turqinë, që do të vendosë ekipin që do të kualifikohet në Botërorin 2026, do të luhet prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments