Friday, April 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMori minuta kundër Teutës, rikthim i rëndësishëm tek Vllaznia

Mori minuta kundër Teutës, rikthim i rëndësishëm tek Vllaznia

Shkruar nga Endri ÇINARI

Rikthimi i Ardit Krymit në fushë përbën një lajm shumë pozitiv për Vllazninë dhe trajnerin Martini, në një moment vendimtar të sezonit.
Mesfushori shkodran, një nga shtyllat kryesore të skuadrës, ka lënë pas dëmtim dhe tashmë është gati të japë kontributin e tij të plotë për ekipin kuqeblu.

Krymi bëri edhe hapat e parë të rikthimit në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, ku u aktivizua për disa minuta, duke dhënë sinjale të qarta se është në rrugën e duhur drejt formës optimale. Edhe pse ende jo në maksimumin e tij, prania në fushë dhe qetësia që transmeton në mesfushë janë elementë që i kanë munguar jo pak skuadrës gjatë mungesës së tij.

Stafi teknik po tregohet i kujdesshëm në menaxhimin e minutave të lojtarit, duke e rikthyer gradualisht në ritmin e duhur. Qëllimi është që Krymi të arrijë formën më të mirë fizike pa rrezikuar një rikthim të dëmtimit, ndërsa çdo minutë në fushë po shërben si një hap përpara në këtë proces.

Pa dyshim, rikthimi i tij rrit ndjeshëm cilësinë dhe balancën në mesfushën e Vllaznisë. Krymi njihet për kontributin dhe vlerat e tij tek kuqeblutë, por edhe në mbarë kampionatin shqiptar. Prania e tij sjell më shumë siguri dhe kontroll në lojën e ekipit.

Tashmë, pritshmëritë janë që mesfushori të jetë titullar në sfidën e radhës kundër Vorës, një ndeshje ku Vllaznia synon të marrë maksimumin e pikëve. Me Krymin sërish në dispozicion, trajneri Martini ka një armë më shumë në repartin e mesfushës, në një fazë të sezonit ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments