Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Çuditë e futbollit shqiptar, Melos Bajramit i heqin trofeun e 'Lojtarit...

VIDEO/ Çuditë e futbollit shqiptar, Melos Bajramit i heqin trofeun e ‘Lojtarit të ndeshjes’ pas dedikimit: Shkon për shokët te Vllaznia dhe…

Melos Bajrami foli për mediat pas ndeshjes Vora-Vllaznia(0-0). Çudia qëndron te fakti se fillimisht iu dha çmimi lojtari i ndeshjes, më pas iu hoq dhe e mori Mario Barjamaj i Vorës. Justifikimi ishte se delegati bëri një lapsus.

“Natyrisht, çdo ndeshje e shikojmë si finale. Na duhet çdo fitore, e kishim planifikuar për fitore dhe 3 pikë, por futbolli është i paparashikueshëm. Duhet të pajtohemi edhe me barazimin, edhe pse nuk jemi të kënaqur.

I drejtë barazimi? Nuk e di, fusha u pa. Ishte edhe terren pak i vështirë për ne. Fusha me bar sintetik nuk na përshtatet për lojën që bëjmë. Kishim rastet tona, duhet të tregoheshim më cinikë para portës. Por çfarë të bëjmë tani, mbaroi ndeshja…

Vendi i parë? Ai na intereson. Në fund me dal me + pikë për Final Four. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm, dhe ndeshje të tjera të shkojmë për fitore.

Dëmtimi? Po, kalova një dëmtim fizik. Besoj tani gjithçka është mirë. Sot nuk ndjeva dhimbje, dhe pse pata frikë në fillim por gjithçka shkoi mirë.

Trofeu? Shkon për shokët e skuadrës dhe familjes.

Ndeshjet e radhës? Vllaznia po mundon vetëm për ndeshjen e radhës, te Dinamo. Pastaj kur të mbarojmë atë do mendojmë për Elbasanin.

Finale? Kemi bindje brenda ekipit dhe besoj gjithçka do shkojmë mirë. Shpresojmë që të ruajmë energjitë, të mos shkojmë me shtesa që të kemi energji edhe në fundjavë ndaj Elbasanit”, u shpreh Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments