Tuesday, April 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me një tjetër mungesë të rëndësishme në ndeshjen e Kupës ndaj...

Vllaznia me një tjetër mungesë të rëndësishme në ndeshjen e Kupës ndaj Dinamos

Të enjten në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, në mes Vllaznisë dhe Dinamos. Përballja e parë në mes këtyre dy skuadrave para dy javësh në “Air Albania” u mbyll në shifrat e barabarta 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për takimin e pas dy ditësh.

Por ai nuk e gjen Vllazninë në momentin e saj më të mirë. Kjo sepse dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj, Kastrati si dhe autori i golit të ndeshjes së parë- Bismark, e kanë mbyllur tashmë sezonin për shkak dëmtimi.

Megjithatë “hallet” për trajnerin Martini nuk mbyllen këtu sepse për sfidën ndaj Dinamos do t’i mungojë një tjetër lojtar i rëndësishëm dhe një nga më të mirët e Vllaznisë së këtij sezoni. Bëhet fjalë për mbrojtësin Erdenis Gurishta.

Kjo sepse siç dihet numri 2 i kuqebluve u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes së parë ndaj bluve dhe si rrjedhojë do të jetë i detyruar të mos luajë këtë herë. Zëvendësimi i tij kuptohet që nuk do të jetë i lehtë, megjithatë stafi teknik do të mendojë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Gjithsesi pavarësisht këtyre mungesave, objektivi i skuadrës shkodrane është shumë i qartë: Fitorja dhe kualifikimi në finalen e këtij kompeticioni. Kuptohet që edhe me ndihmën e tifozëve të saj kjo mund të arrihet dhe besimi për këtë është i plotë në rradhët e të gjithë pjestarëve të saj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Spor”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments