Tuesday, April 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Tjetër përmbysje e çmendur nga Interi, nga 0-2 fiton 3-2 ndaj...

VIDEO/ Tjetër përmbysje e çmendur nga Interi, nga 0-2 fiton 3-2 ndaj Como-s dhe shkon në finalen e Kupës së Italisë!

Nga kampionati në Kupë, Interi ndaj Comos përsërit veten dhe e bën, pas sfidës së kampionatit në fushën e skuadrës së Fabregas, në “San Siro”, aty ku miqtë shënuan dy herë dhe kaluan në avantazh 0-2 me golat e Baturina dhe të Da Cunha.

VIDEO E GOLIT I 0-1

VIDEO E GOLIT 0-2

Por pas minutës së 50-të, zikaltërit kanë reaguar dhe e bënë këtë me karakter dhe personalitet duke u udhëhequr nga Calhanoglu që hapi rezultatin në 1-2 dhe më pas aktivizimet e Diuf dhe Sucic dhanë freski për djemtë e Chivu.

VIDEO E GOLIT 1-2

VIDEO E GOLIT 2-2

Teksa do të ishte sërish turku ai që brenda zone me kokë do të shënojë golin e 2-2 dhe më pas, kur po mbylleshin 90 minuta, Sucic do të gjejë golin e 3-2 dhe përmbysjes së madhe për vendasit, që tashmë do të kenë mundësi në Romë të ndjekin trofeun e dytë, duke qenë se për titullin mungon vetëm matematika.

VIDEO E GOLIT 3-2

Për Comon mbetet hidhërimi për një tjetër paraqitje të mirë, por jo të mjaftueshme në harkun e 90 minutave, sidomos me pjesët e dyta ku skuadra e Fabregas vuan shumë. Ne fund, Como tentoi te barazonte por gjeti perpara nje super Martinez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments