Friday, April 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja dëshiron edhe titullin kampion. Nesër vetëm për fitore ndaj Orikut në...

Besëlidhja dëshiron edhe titullin kampion. Nesër vetëm për fitore ndaj Orikut në finale

Besëlidhja e ka arritur tashmë objektivin madhor të sezonit, ngjitjen në kategorinë e parë, por nga ana tjetër dëshiron që këtij sezoni t’i bëjë një mbyllje fantastike duke e konkretizuar atë me titullin kampion të kategorisë së dytë.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen finale ndaj ekipit Oriku e cila do të luhet nesër (e shtunë) në ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori janë të bindur se do ia dalin ta fitojnë edhe këtë ndeshje dhe të shpallen kampionë.

Besëlidhja po ecën me hapa të sigurt drejt rikthimit në majat e futbollit shqiptar, një proces që nisi verën e kaluar me ardhjen e biznesmenit Pjerin Fusha në krye të klubit. Lezhjanët zhvilluan një sezon dominues në Grupin A të Kategorisë së Dytë, duke e mbyllur pa asnjë humbje dhe duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Projekti i drejtuesve të klubit është shumë ambicioz edhe për të ardhmen, megjithatë i gjithë fokusi për momentin është i përqendruar tek finalja e nesërme sepse Besëlidhja e do me çdo kusht këtë titull kampion. Trajneri Elvis Plori dhe futbollistët janë të vendosur se do ia dalin në përballjen me Orikun.

Vetëm pas kësaj ndeshjee pastaj drejtuesit e klubit do të nisin të mendojnë për vazhdimësinë dhe planet e tyre për sezonin e ri. Kuptohet që kategoria e parë është më e vështirë dhe do të duhet të ndërtohet një skuadër më cilësore, prandaj do të tentohen emra edhe më rëndësishëm lojtarësh në merkato.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments