Friday, April 24, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Jo vetëm me të rriturit, edhe Besëlidhja U20 shpallet kampione e...

BASKETBOLL/ Jo vetëm me të rriturit, edhe Besëlidhja U20 shpallet kampione e Shqipërisë

Në Lezhë e kanë shumë seriozisht me basketbollin dhe këtë e tregon fakti se përpos ekipit të parë, Besëlidhja është lider edhe me 20 vjeçarët. Dhe mbrëmjen e sotme ky ekip ka dalë sërish kampion i Shqipërisë.

Finalja kundër ekipit të Partizanit është luajtur në pallatin e sportit “Goga” në Durrës dhe është fituar nga lezhjanët me rezultatin 70-57. Ata nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren dhe këtë e tregojnë periodat e ndeshjes teksa e para është mbyllur me shifrat 24-6 në favor të Besëlidhjes.

Më pas, djemtë e drejtuar nga trajneri Bruno Hoxha thjesht e kanë administruar avantazhin dhe në fund i janë gëzuar fitores dhe bashkë me të edhe titullit kampion. Një sukses mëse i merituar dhe në fund ata kanë festuar medaljen dhe kupës së marrë nga duart e sekretarit të Federatës Shqiptare të basketbollit.

Padyshim që ky është një sukses për basketbollistët Noel Heba, Enes Bilali, Arges Mulaj, Daniel Rushaj, Kevi Gjergji, por edhe Dalin Korbi, Johan Ikonomi, Tony Bakaviki, Dion Cenko, Qamil Hama e Abel Metko.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments