Monday, April 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERefik Halili: Kam kaluar shumë siklete dhe jam ngjallur. Nuk jemi marrë...

Refik Halili: Kam kaluar shumë siklete dhe jam ngjallur. Nuk jemi marrë me aleanca

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas triumfit në derbin ndaj Partizanit, me rezultatin 2 me 1. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, numri 1 i bardhebluve deklaroi:

“Është kënaqësi shumë e madhe të arrish të fitosh derbin që është luftë sportive e përjetshme dhe them se do të vazhdojë edhe shumë breza. Ishte kënaqësi shumë e madhe, fitore e merituar, kam urimin më të mirë për skuadrën. Kjo skuadër ka ndryshuar gjatë këtij sezoni, pothuajse janë bërë dy skuadra.

Gjë që nuk ndodh, në kampionate. Ne kemi qenë të detyruar t’i bëjmë këto ndryshime. Përgëzoj tifozët në veçanti. Unë kam shumë detyrime ndaj tifozëve tanë. Përgëzoj stafin, në veçanti Shehin, me ardhjen e tij ka ndryshuar situata. Këtë e kupton gjithsekush që e njeh futbolli dhe ata që nuk e njohin.

Unë tani po shkoj poshtë, kam vendosur një premio që nuk është ndonjë gjë e madhe. Ata me siguri kërkojnë ta risin premion. Unë po shkoj t’iu them që sa e doni, po e bëjmë edhe premion. Unë personalisht kam kaluar siklete vuajtje, kam shpëtuar dhe jam ngjallur. Shpresoj të ecim para. Nuk jemi marrë me aleanca. Do shikojmë vetëm skuadrën tonë, ekipin tonë, stafin, klubin, bashkë me tifozët”, deklaroi Halili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments