Tuesday, April 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGoli kundër Elbasanit, Qato bëhet futbollisti i 13-të që shënon tek Vllaznia

Goli kundër Elbasanit, Qato bëhet futbollisti i 13-të që shënon tek Vllaznia

Shkruar nga Endri ÇINARI

Goli i shënuar ndaj Elbasanit i dha një dimension tjetër paraqitjes së Klinti Qato, i cili regjistroi realizimin e parë sezonal në kampionat. Ky moment nuk kishte vetëm vlerë personale për lojtarin, por edhe statistikore për Vllaznia, pasi e çon në 13 numrin e futbollistëve që kanë gjetur rrjetën në edicionin 2025-26.

Një shpërndarje e tillë e golave tregon qartë se skuadra shkodrane nuk është e varur nga një individ i vetëm në fazën sulmuese. Në 40 golat e realizuar deri tani në kampionat, kontributi është i ndarë mes disa lojtarëve, duke reflektuar një qasje kolektive në ndërtimin dhe finalizimin e aksioneve.

Qato është thjesht emri më i fundit që i shtohet kësaj liste, duke konfirmuar se ekipi ka burime të ndryshme për të shënuar. Në krye të golashënuesve qëndron Bekim Balaj me 13 realizime, duke mbajtur peshën kryesore të repartit ofensiv. Pas tij vjen Sherif Kallaku me 5 gola, ndërsa Kevin Dodaj ka kontribuar me 4.

Këto shifra tregojnë një bosht të qartë në repartin sulmues, por edhe mbështetje nga pjesa tjetër e skuadrës. Më tej, me nga tre gola renditen Mala dhe Jago, ndërsa dy herë kanë shënuar Bismark dhe Kastrati. Lista plotësohet nga një grup lojtarësh që kanë realizuar nga një gol secili, si Bajrami, Gurishta, Hakaj, Tafili dhe Murataj, përveç vetë Qatos.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments