Tuesday, April 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMartini: Bëmë disa gabime elementare, por janë edhe 6 ndeshje deri në...

Martini: Bëmë disa gabime elementare, por janë edhe 6 ndeshje deri në fund dhe Vllaznia do jetë gjithnjë aty

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ia ka faturuar humbjen me Elbasanin mungesë së përqendrimit të lojtarëve të tij. Ai ka theksuar se gabimet individuale i kishin kushtuar shtrenjtë Vllaznisë në një ndeshje të dominuar plotësisht.

“Gjynah, bëmë disa gabime elementare. Dominuam lojën nga fillimi deri në fund, humbën shumë raste, duhej t’i shfrytëzonim. Mungesë përqendrimi, të vjen keq sepse të dominosh në 90 minuta me raste pa fund, edhe në ditë të mirë të portierit të Elbasanit, bravo i qoftë. Kështu që rezultati të vret. Megjithatë, gjithçka është e hapur.

Kemi qenë gjithë kohën në kryesim të kampionatit, sot jemi dy pikë mbrapa. Kemi edhe tre javë, shpresojmë të kapim vendin e parë prapë. Normalisht që na dhemb si humbje, por do ecim para.

Eliminimi nga Kupa dhe humbja e sotme normalisht janë dy rezultate që të them të drejtën nuk i pritnim, aq më tepër sot në mënyrën se si luajtëm. Ishim superior në të gjitha drejtimet me Elbasanin, por ajo që vlen janë pikët, nuk ka rëndësi loja. Duhej të ishim më të kujdesshëm, më pragmatistë, më të përqendruar dhe të fitonim këtë takim.

Janë gabime individuale, që në një moment papërqendrimi si në rastin golit të parë, edhe të dytë, individuale, që duhet të jemi më të përqendruar, të jemi më pragmatistë kur kemi topin, të organizohemi më mirë se janë gola që ia dhuruam.

Garë dyshe për titull? Fus edhe Egnatian, janë tre ekipe në garë për titullin. Gjithsesi po vjen fundi, do mbetet deri në ndeshjen finale.

Po të përgjysmoheshin pikët sot, do ishin 1 para. Janë edhe tre ndeshje në këtë fazë, tre të tjera për të mbaruar, janë edhe 6 ndeshje që do të thotë 18 pikë në lojë kështu që gjithçka është siç ishim ne këtë javë në vend të parë, Mund të jemi edhe ne përsëri, ndaj do të vazhdojmë, nuk do e lëshojmë në asnjë moment”, tha Martini para mediave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments